Prindërit kanë të drejtën dhe detyrimin që të kujdesën për të mirën e fëmijës. Këtu bën pjesë për shembull, përkujdesja për fëmijën dhe edukimin e tij si dhe arsimimi dhe përfaqësia ligjore deri sa ai të jetë18 vjeç, kjo do të thotë, deri në moshën madhore të tij. Për më tepër të drejtën, të caktojnë vendin e qëndrimit të fëmijës dhe të administrojnë pasurinë e fëmijës.
Në rast të prindërve të martuar vlen si rregull që fëmijët e mitur qëndrojnë nën përgjegjësinë prindërore të përbashkët të babait dhe të nënës. Po ashtu prindër të pamartuar me njëri-tjetrin mund ta ushtrojnë përgjegjësinë prindërore së bashku. Për këtë ata mund të japin një deklaratë së bashku me njohjen e fëmijës tek zyra përgjegjëse e gjendjes civile ose më vonë tek autoriteti i mbrojtjes së fëmijëve dhe të rriturve (KESB).