Nëse ju shpërnguleni në të njëjtën komunë, mjafton ndryshimi i adresës tek kontrolli i banorëve të komunës suaj. Nëse ju shpërnguleni në një komunë tjetër duhet, si rregull, brenda 14 ditësh të çregjistroheni nga komuna juaj e vjetër e banimit dhe të regjistroheni tek komuna e re e banimit. Në shumicën e komunave ju duhet të paraqiteni personalisht tek kontrolli i banorëve. Mendoni për këtë, të merrni me vete dokumentet e mëposhtme:
- pasaportën e vlefshme të udhëtimit ose kartën e identitetit
- letërnjoftimin e të huajve, nëse ekziston, ndryshe një foto pasaporte
- certifikatën e origjinës së familjes, individuale ose për çifte (certifikata e origjinës së familjes do t'ju jepet juve nga komuna tuaj e vjetër e banimit). Një certifikatë të re të origjinës së familjes ju mund ta porosisni tek komuna juaj e vendbanimit.
- letërnjoftimin e familjes, nëse ju keni fëmijë (kopje)
- vërtetimin e sigurimit të një arke zvicerane të sigurimit shëndetësor
Sipas konventës mbi të drejtën e lëvizjes së lirë vlejnë për nënshtetas të EU/EFTA [Bashkimit Evropian]/[Asociacionit
Evropian të Tregut të Lirë] të njëjtat rregulla si për zviceranet dhe zviceranët. Migrante dhe migrantë nga një shtet i tretë me një lejë qëndrimi duhet të informohen herët tek kontrolli i banorëve të komunës së banimit ose tek autoritetet kantonale të migracionit, cilat hapa shtesë duhet të ndërmerren në rast të një shpërnguljeje. Kjo vlen veçanërisht në rast të ndryshimit të kantonit, sepse për qëndrimin në një kanton tjetër nevojitet si rregull një lejë e re qëndrimi.