Zvicra

Degët e ekonomisë

Cilat janë degët më të rëndësishme të ekonomisë në Zvicër?

Ekonomia zvicerane dallohet nëpërmjet një gjendjeje të lartë zhvillimi. Ajo ia detyron atë sistemit liberal ekonomik, stabilitetit politik dhe gërshetimit të ngushtë me jashtë shtetin. Dhe natyrisht janë forcat e punës të formuara mirë, të cilat me punën e tyre shumë të kualifikuar kontribuojnë thelbësisht në suksesin.

 

Sektori më i rëndësishëm i ekonomisë në Zvicër është sektori i shërbimeve me bankat dhe sigurimet, turizmin, tregtinë me shumicë dhe me pakicë, administratën publike dhe sigurimet shoqërore. I rëndësishëm për ekonominë zvicerane është përveç kësaj sektori i industrisë me industrinë mekanike, elektrike dhe metalike, industrinë kimike dhe farmaceutike, teknikën mjekësore, industrinë ushqimore dhe industrinë e orëve. Sektori më i vogël ekonomik është sektori i bujqësisë.

 

Në vitin 2017 u numëruan në Zvicër mbi 590000 ndërmarrje të ekonomisë së tregut. Më shumë se tre të katërtat janë me punë në sektorin e shërbimeve. Mbi 99 përqind të të gjitha ndërmarrjeve në Zvicër janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (KMU); këto janë ndërmarrje me më pak se 250 bashkëpunëtorë. Afërsisht 89 përqind janë mikro-ndërmarrje, si të tilla me më pak se 10 bashkëpunëtorë. Dy të tretat e të punësuarve punojnë në "KMU", një e treta në ndërmarrje të mëdha (Burimi: Enti Federal për Statistikat, gjendja në vitin 2017).