Zvicra

Gjuhët

Gjuhët

Shumëgjuhëshmëria është një nga tiparet dalluese të Zvicrës. Ekzistojnë zyrtarisht katër gjuhë kombëtare dhe zyrtare: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retoromanischt. Kush është rritur në Zvicër, ka mësuar në shkollë dy nga këto gjuhë. Por në shumicën e rasteve përdoret në jetën e përditshme vetëm gjuha vetjake e nënës. Grupet e gjuhës kanë një peshë shumë të ndryshme:

 

  • 62.6 përqind të popullsisë banuese flasin si gjuhë kryesore gjermanisht,
  • 22.9 për qind frëngjisht,
  • 8.2 përqind italisht (duke numëruar edhe migrantet dhe migrantët që jetojnë në Zvicër),
  • dhe 0.5 përqind flasin retoromanisht.

Popullsia banuese jo zvicerane kontribuon përveç kësaj në shumëllojshmërinë e gjuhës: 24.3 përqind flasin një gjuhë tjetër kryesore, ndryshe nga një prej të katër gjuhëve kombëtare zvicerane, 18.5% të popullsisë së përgjithshme flasin më tepër se një gjuhë kryesore. (Burimi: Enti Federal për Statistikat, gjendja në vitin 2017).