Politika

Sistemi politik

Si funksionin sistemi politik në Zvicër?

Zvicra mbështetet mbi një kushtetutë federale (Kushtetuta e shtetit) dhe është atëherë një shtet ligjor. Zvicra është një demokraci direkte, sepse qytetaret dhe qytetarët mund të bashkëvendosin fort në rast të çështjeve publike. Demokracia direkte e Zvicrës vlen si shembull në gjithë botën.

 

Ajo është po ashtu federale, sepse ajo përbëhet nga kantone, të cilat disponojmë një pavarësi të gjerë. Sot Zvicra numëron 26 kantone, nga të cilat gjashtë janë gjysmëkantone. Ato kanë madhësi të ndryshme dhe nuk krijojnë, as një njësi gjuhësore, as një fetare: Zürich, Bern, Lucerna, Uri, Schwyz, Obwalden dhe Nidwalden (Halbkantone), Glarus, Zug, Freiburg, Solothurn, Basel-Stadt dhe Basel-Landschaft (gjysmëkantonë), Schaffhausen, Appenzell Ausserrhoden dhe Appenzell Innerrhoden (gjysmëkantonë), St. Gallen, Graubünden, Aargau, Thurgau, Tessin, Waadt, Wallis, Neuenburg, Genf dhe Jura.

 

Demokracia në Zvicër mbështetet mbi Kushtetutën Federale Zvicerane dhe njeh ndarjen e pushteteve. Me këtë kuptohet, që pushteti shtetëror është i shpërndarë mbi organe të ndryshme shtetërore. Në nivelin nacional kjo duket si vijon:

 

  • Legjislativi (pushteti ligjdhënës) është parlamenti kombëtar. Ai quhet edhe Kuvendi Federal dhe përbëhet nga dy dhoma: nga Këshilli Kombëtar dhe Përfaqësia e Kantoneve. Këshilli Kombëtar numëron 200 anëtarë dhe përfaqëson popullin. Përfaqësia e Kantoneve me 46 anëtarë përfaqëson në parlament 26 kantone.
  • Ekzekutivi (pushteti zbatues) është Këshilli Federal (qeveria e shtetit). Ai ka shtatë anëtarë, të cilët kryesojnë administratën konfederative. Njëri nga këshilltarët federalë merr përsipër përkatësisht për një vit si shtesë funksionin e presidentit të federatës.
  • Juridiktivi (pushteti i juridiksionit) përbëhet në nivelin nacional nga Gjykata Federale, nga Gjykata Federale për Çështjet Penale dhe nga Gjykata Federale Administrative.

 

Ngjashëm me federatën (shtetin e përgjithshëm) njohin edhe 26 kantonet (shtetet anëtare) në Zvicër shpërndarjen e pushtetit; struktura e tyre megjithatë mund të ndryshojë: Ka parlamente kantonale (jo në të gjitha kantonet), qeveri kantonale dhe gjykata kantonale.