Më 1 gusht 1291 u krijua «Konfederata e Vjetër» prej vendeve Uri, Schwyz dhe Unterwalden si një besëlidhje e lirë e ashkësive të luginave. Në kohën që pasonte asaj ju bashkuan pa pushim vende dhe regjione të tjera.>/p>
Themelimi i Zvicrës moderne rrjedh nga viti 1848. Në atë kohë shumica e kantoneve krijuan një shtet modern federal, në të cilin u pranua një kushtetutë federale (Kushtetuta e shtetit). Atje, ndër të tjera, ishte e përcaktuar, që fusha të caktuara si ushtria, dogana ose çështja e postës dhe monedhave u centralizuan dhe njësuan; por po ashtu u sanksionua në kushtetutë autonomia e kantoneve.