Sistemi i sigurimeve shoqërore

Sistemi i sigurimeve shoqërore

Sistemi i sigurimeve shoqërore

Në Zvicër ka një sistem të ndërtuar mirë të sigurimeve shoqërore. Ai duhet t'i sigurojë marrësit të sigurimeve mbrojtje për një standard të përshtatshëm të jetës në pleqëri, në rast të invaliditetit si dhe gjatë sëmundjeve dhe aksidenteve dhe ofron përveç kësaj një sigurim social për të afërmit, nëse i siguruari vdes. Sigurime të mëtejshme mbulojnë rreziqet si kostot e sëmundjeve dhe aksidenteve, papunësisë si dhe barrë-lindjes dhe shtesat familjare.

 

Përfitimet e fushave të veçanta të sigurimeve financohen në vijë të parë nëpërmjet kontributeve nga të ardhurat e zënies me punë. Kjo do të thotë, kontributet i hiqen të punësuarit direkt nga rroga. Dhe po ashtu punëdhënëset dhe punëdhënësit, të vetëpunësuarit dhe jo të punësuarit japin kontribute financiare. Sigurimi shëndetësor në Zvicër është i detyrueshëm dhe financohet nëpërmjet kontributeve (primeve) të të siguruarve të veçantë. Meqenëse lartësia e këtij kontributi nuk varet nga të ardhurat, kantoni iu siguron personave me të ardhura modeste kontribute mbështetëse (=ulje individuale e çmimit të primit).

 

Federata dhe kantonet marrin pjesë krahas kësaj në shkallë të ndryshme edhe në financimin e sigurimeve shoqërore (me përjashtim të sigurimit ndaj aksidenteve dhe përkujdesjes profesionale për pensionin).

 

Sistemi i sigurimeve shoqërore për pleqërinë është sigurimi më i rëndësishëm shoqëror në Zvicër dhe bazohet mbi parimin e tre shtyllave:

 

  • Sigurimi i pleqërisë dhe i të pasjetuarve (AHV)
  • Përkujdesja profesionale (arka e pensionit)
  • Përkujdesja vullnetare për pleqërinë (shtylla e 3-të)