Shkurtimi "AHV" qëndron për Sigurim i pleqërisë dhe i të pasjetuarve. Ai u fut në vitin 1948 dhe është sigurimi më i rëndësishëm shoqëror në Zvicër.
Me pensionin e pleqërisë "AHV" kontribuon që t'iu garantojë të siguruarve pas pensionimit (dalje nga jeta e punës) një gjendje pushimi të siguruar materialisht. Mosha e pensionit në Zvicër fillon për gratë me 64 vjet dhe për burrat me 65 vjet (gjendja Janar 2016). Falë pensionit për të pasjetuarit "AHV"-ja bashkëndihmon po ashtu që bashkëshortët dhe fëmijët pas vdekjes së përkujdesësit ose të përkujdesëses të mos bien në vështirësi financiare.
"AHV" bazohet mbi mendimin bazë të solidaritetit. Popullsia aktive nga ana profesionale financon përkatësisht pensionet vazhduese dhe beson që gjeneratat e më vonshme do ta bëjnë këtë gjithashtu. Sigurimi është i detyrueshëm për të gjithë personat me veprimtari pune që banojnë në Zvicër nga mbushja e moshës 18 vjeç. "AHV" financohet nga kontributet e hequra nga rroga e punëmarrësit, nga kontributet e punëdhënësit, nga federata dhe kantonet.
Kush qëndron para pensionimit do të duhej të njoftohej tre deri katër muaj para arritjes së moshës së pensionit tek arka përgjegjëse e kompensimit. Në rast të pyetjeve ndihmojnë më tej degët e komunës së arkës së kompensimit.