Në rreth çdo tre lidhje martese në Zvicër është një lidhje binacionale, kjo do të thotë, bashkëshortët i përkasin nacionaliteteve të ndryshme. Në partneritete binacionale shfaqen shpesh pyetje dhe probleme të ngjashme si tek çiftet nga i njëjti nacionalitet. Përveç kësaj ka megjithatë faktorë të mëtejshëm ligjorë, shoqërorë, kulturorë dhe financiarë, të cilët luajnë një rol për bashkëjetesën, për shembull përvoja e migracionit, bashkëjetesa ndërkulturore ose kushtet e përgjithshme ligjore. Platforma e informacionit binational.ch ofron përgjigje mbi pyetjet, me të cilat janë konfrontuar çiftet binacionale. Informacionet janë të disponueshme në gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.