Graubünden në pamje të përgjithshme

Graubünden në pamje të përgjithshme

Graubünden në pamje të përgjithshme

Në kantonin Graubünden jetojnë mbi 198‘000 banore dhe banorë. Prej këtyre zotërojnë rreth 37‘000 persona një nënshtetësi të huaj. Me 7106 km2 Graubünden është kantoni më i madh në Zvicër dhe përfshin 1/6 e territorit zviceran. Rreth 35’400 persona jetojnë në kryeqytetin Chur, një nga ngujimet më të vjetra të Zvicrës. (2018)

 

Kantoni është i ndarë në 11 regjione dhe 108 komuna. Rreth 50% të komunave kanë më pak se 1000 banore dhe banorë. (2018)

 

Shumëllojshmëri gjuhëshnë kantonin Graubünden

Në kantonin Graubünden ka tre gjuhë zyrtare:

gjermanisht, retoromanischt dhe italisht

 

Gjermanisht

Për banoret dhe banorët më të shumtë të kantonit gjuha amtare është gjermanishtja, kjo do të thotë, ata shkruajnë gjermanishten letrare dhe flasin gjermanishten zvicerane.

 

Retoromanischt

Në Engadin, në Münstertal, në Mittelbünden dhe në Surselva gjuha standarde është retoromanishtja. Por retoromanishtja nuk është vetëm një gjuhë, por një familje prej 5 idiomash. Sursilvan, Sutsilvan, Surmiran, Puter dhe Vallader.

 

Italisht

Në katër luginat Puschlav, Bergell, Misox dhe Calanca flitet italisht.