Puna e vullnetarëve

Puna e vullnetarëve

Çfarë kuptohet nën punën e vullnetarëve?

Rreth një çerek e popullsisë banuese në Zvicër merr pjesë në shërbime pune vullnetare të institucionalizuar. Ata kryejnë pra veprimtari në shërbim të shoqërisë dhe nuk kërkojnë për këtë asnjë pagesë. Kjo quhet punë e vullnetarëve.

 

Shërbimet e punës organizohen nga shoqatat, korporatat bamirëse, politike ose publike. Puna e vullnetarëve gjendet në fushën e kulturës, mjedisit, sportit, politikës, në ndihmën në fqinjët, në fushat shoqërore, kishtare dhe në shumë të tjera të shoqërisë sonë.

 

Kontakt

  • Benevol Graubünden Fach- und Vermittlungsstelle für Freiwilligenarbeit

    "Benevol" Graubünden Vend i specializuar dhe ndërmjetësimi për punën e vullnetarëveSteinbockstrasse 27000 Chur081 258 45 84www.benevol-gr.ch

Çfarë është «Dosja e angazhimit vullnetar»?

Në kuadrin e punës së vullnetarëve shoqatat dhe organizatat mund t'iu lëshojnë anëtarëve të tyre një dëshmi për shërbimin e kryer vullnetarisht. Ato tregojnë me këtë, që puna e vullnetarëve është e rëndësishme dhe vlerësohet.

 

Shërbimet e kryera mund t'i shënojë secili në një fletë me të dhëna të përgjithshme dhe t'i ruajë në një dosje palosëse së bashku me dëshminë e shoqatës respektivisht të organizatës. Me këtë secili mund të bëjë të dukshme kompetencat dhe aftësitë e përfituara. Nëpërmjet kësaj i rritet vlera punës së vullnetarëve dhe ajo krahasohet me punën e paguar. Secili mund ta përdorë dosjen po ashtu, nëse ai është duke kërkuar një vend pune. Sepse punonjës të angazhuar vlerësohen kudo.