Mësuesja ose mësuesi i jep nxënëses ose nxënësit detyra shtëpie. Fëmijët duhet t'i zgjidhin në shtëpi vetë detyrat e shtëpisë. Prindërit mund ta mbështetin fëmijën e tyre duke u përkujdesur për kushte të mira të përgjithshme. Ndihmon, nëse ai mundësisht i bën detyrat e shtëpisë çdo ditë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend dhe nuk shqetësohet gjatë kësaj. Shuani ju po ashtu në këtë kohë radion dhe televizorin. Ndoshta mund t'i bëjë fëmija juaj detyrat e shtëpisë së bashku me një bashkënxënës ose bashkënxënëse. Të mësuarit së bashku jep më tepër kënaqësi.
Disa komuna dhe shkolla ofrojnë pas kohës së shkollës një ndihmë me përkujdesje për detyrat. Atje fëmija mund t'i bëjë detyrat nën mbikëqyrjen e një personi për përkujdesjen. Edhe shoqatat dhe organizatat kryejnë nganjëherë projekte të mësuari me kosto të leverdishme të cilat përkujdesen nga mësuese dhe mësues të kualifikuar. Ekzistojnë edhe oferta private ndihme të mëtejshme.