Shkolla

Ndërtimi i shkollës

Si është e ndërtuar shkolla në Graubünden?

Në Zvicër sistemet e shkollave ndryshojnë nga kantoni në kanton. Në kantonin Graubünden shkolla është e detyrueshme nga viti i 7-të deri në atë të 16-të jetës (shkolla primare dhe shkalla sekondare I) dhe zgjat gjithsej nëntë vjet.

 

Pjesa më e madhe e fëmijëve, para hyrjes në shkollë, vizitojnë për dy vjet kopshtin e fëmijëve. Pas kopshtit të fëmijëve pason shkolla primare (gjashtë vjet), pas kësaj shkalla sekondare I (tre vjet). Në shkallën sekondare I ka tipa të ndryshme shkollash me gradë më të lartë dhe më të ulët vështirësie. Në Graubünden ekziston shkolla reale (kërkesa të përgjithshme), shkolla sekondare (kërkesa të zgjeruara) si dhe nëngjimnazi respektivisht gjimnazi.

 

Shkolla publike quhet shkollë popullore dhe është falas. Prindërit e kanë të lirë të zgjedhin një shkollë private për fëmijët e tyre. Shkollat private janë me detyrim pagese. Përgjegjësia për shkollat e detyrueshme në kantonin Graubünden qëndron tek Zyra për shkollën popullore dhe sportin. Komunat organizojnë funksionimin e shkollës.

 

Informacione për të gjitha temat shkollore ju merrni tek shkolla në komunën tuaj të banimit ose tek Amt für Volksschule und Sport (Zyra për shkollën popullore dhe sportin).

 

Kontakt

  • Amt für Volksschule und Sport

    Zyra për shkollën popullore dhe sportin GraubündenQuaderstrasse 177000 Chur081 257 27 36www.avs.gr.ch