Nxënëse dhe nxënës me një pasqyrë të mirë rezultatesh mund të bëjnë në vitin e 8-të ose të 9-të një provim pranimi për në shkollën kantonale respektivisht për në gjimnaz. Në shkallën e lartë nxënëset dhe nxënësit informohen me kohë dhe ata marrin vullnetarisht mësim thellues. Ekziston po ashtu mundësia, të hyhet në shkollën e mesme direkt nga klasa e 6-të e shkollës primare. Për këtë është i nevojshëm gjithashtu një provim. Për fëmijë, të cilët kanë kapërcyer nga klasa e 6-të, vlejnë tre vitet e para të shkollës kantonale si pjesë e kohës së detyrueshme të shkollës.