Ndodh në të gjitha familjet, që fëmijët nuk binden nganjëherë. Është mirë, nëse ju reagoni për këtë direkt. Mos i flisni tepër gjatë fëmijës suaj. Një thënie e qartë "Unë nuk dua që ti ta bësh këtë! E ke kuptuar ti këtë?" sjell më tepër. Krijoni ju kontakt shikimi.
Kujtojeni fëmijën tuaj në marrëveshjet dhe rregullat e rëna dakord. Thoni ju, cilat janë konsekuencat, nëse nuk do të respektohen rregullat: Fëmijëve ndoshta nuk iu lejohet të shohin disa ditë televizor ose të rinjve nuk iu lejohet të takohen të shtunën tjetër me shokët e tyre.
Natyrisht fëmijët do të pezmatohen mbi këto konsekuenca. Mos lini të vendoseni nën presion nga kjo situatë. Mendoni për këtë: Rregulla të qarta japin mbështetje dhe orientim. Vajza juaj ose djali juaj ndeshen edhe në vende të tjera përherë me rregulla, qoftë në shkollë, në qarkullim, në botën e punës ose në kohën e lirë.