Edukimi

Dhunë tek fëmijët

Lejohet ta godas unë fëmijën tim?

Në Zvicër është e ndaluar dhuna ndaj fëmijët. Përveç kësaj goditjet kanë vetëm ndikime negative. Marrëdhëniet me fëmijën çrregullohen qëndrueshëm. Zhvillohen mosbesimi dhe ndjenja e pafuqisë. Nëpërmjet goditjeve është dëmtuar ndjenja e vetëvlerësimit dhe është dobësuar vetëbesimi. Ndoshta fëmija beson, se përdorimi i dhunës është një zgjidhje në rast të konflikteve dhe fillon po ashtu të godasë fëmijë të tjerë. Në rastet më të shumta fëmijët e goditur janë të vështirë në marrëdhënie. Ata kanë më shumë probleme fizike dhe psikike ose vështirësi në shkollë.

 

Goditjet nuk kanë pra asnjë kuptim. Mund të ndodhë, që një nëne ose një babai i «rrëshqet dora» në një moment të stresuar. I rëndësishëm është reaksioni pas kësaj. Prindërit mund të kërkojnë falje. Ju mund të flisni së bashku me fëmijën tuaj për këtë në një moment të qetë, çfarë kishte çuar në një shkallëzim të situatës dhe të mendoheni së bashku për një reaksion më të mirë herën tjetër.

 

Vendi i këshillimit "Telefoni emergjent për prindërit" ju ofron prindërve, familjeve dhe personave referues 24h [orë] në ditë ndihmë dhe këshillim në raste emergjente ose pyetjesh rreth temës edukimi dhe zhvillimi i fëmijës. Këshillimi nëpërmjet telefonit ose e-mailit është falas. Telefon 0848 35 45 55.

 

Numri i emergjencës 147 i “Pro Juventute” ndihmon fëmijët dhe të rinjtë në rast të pyetjeve, problemeve dhe në situatë emergjente që t’i kapërcejnë ato. Përreth 24 orësh. Në rrugë telefoni, SMS, chat, e-mail dhe shërbim webi.