Edukimi

Edukimi

Për çfarë duhet të kem unë kujdes gjatë edukimit të fëmijës tim?

Nevojat e fëmijëve në të gjithë botën janë të njëjta: Ata kanë nevojë për kontakt trupor, ndjenjë sigurie dhe përkushtim, biseda dhe një ambient stimulues, siguri dhe orientim, njohje si një person vetjak dhe unik dhe besim në aftësitë e tyre.

 

Më herët edukimi synonte më tepër që fëmijët të integroheshin në shoqërinë ekzistuese. Ata duhet të mësonin të bindeshin. Sot kujdeset gjithmonë e më shumë që fëmijët të zhvillojnë anët e forta individuale të tyre. Është detyrë e prindërve, të kujdesen për kushte të mira dhe vija drejtuese, me qëllim që fëmijët e tyre të mund të rriten në këtë kuptim.

 

Dokumente

Si mund t'i zhvillojë fëmija im anët e tij të forta individuale?

Fëmijët kanë nevojë për të rritur, të cilët gjejnë kohë, të flasin me ta dhe të dëgjojnë me vëmendje. Fëmijët kanë nevojë për të rritur, që iu japin atyre guxim, të provojnë diçka të re. Fëmijët kanë nevojë për të rritur, të cilët i inkurajojnë, nëse diçka është e vështirë dhe ka nevojë për këmbëngulje. Fëmijët kanë nevojë edhe për shembuj, të cilët iu tregojnë atyre, si zgjidhen konfliktet dhe si mund të pajtohet përsëri.

 

Prindërit duhet t'i mbrojnë fëmijët nga rreziqet, të cilat ata ende nuk mund t'i vlerësojnë. Prandaj ata duhet të caktojnë kufij dhe të vendosin rregulla të qarta. Por është po ashtu e rëndësishme, që fëmijët të mësojnë të vendosin vetë. Ata do të duhet të zhvillojnë një mendim vetjak dhe të mësojnë të thonë po ose jo.

 

Merrini ndjenjat dhe mendimet e fëmijës suaj seriozisht që nga fëmijëria. Jepini atij guxim të shprehet. Jepini atij hapësira të lira, ku ai lejohet të vendosë vetë. Kështu fëmijët mund të zhvillojnë vetëbesimin dhe anët e forta individuale të tyre.