Të rinjtë duhet të informohen së pari, ku ofrohen vende mësimi profesioni. Secili i gjen ato, ndër të tjera, në shpalljen e vendeve për mësimin e profesionit LENA të kantoneve, në faqen e internetit të ndërmarrjeve ose në gazetat ditore.
Mund të jetë ndihmuese, të merret në fillim kontakt personal ose telefonik me ndërmarrjen ku mësohet profesioni. Pastaj pason një aplikim me shkrim. Forcat mësimore dhe këshillimet për profesionin iu tregojnë të rinjve, si shkruan secili një aplikim dhe cilat dokumente duhet të bashkëvendosen atje. Edhe prindërit do të duhej ta mbështetin fëmijën e tyre aq mirë sa të jetë e mundur. Këshilla ka po ashtu edhe në internet.
Pothuajse të gjithë të rinjtë, edhe në rast të dëftesave të mira të shkollës, në shumicën e rasteve duhet të shkruajnë shumë aplikime, deri sa ata të gjejnë një vend mësimi profesioni, sepse oferta është e kufizuar. Kjo vlen veçanërisht shumë për nxënëse dhe nxënës me nota të këqija. Shanset rriten, nëse të rinjtë në të njëjtën kohë kërkojnë një vend mësimi profesioni në disa profesione, pra jo vetëm në profesionin e dëshiruar.
Zgjedhja e profesionit dhe kërkimi për një vend mësimi profesioni fillon tanimë në vitin e parafundit shkollor të shkallës së lartë. Në këtë kohë secili mund të kryejë tanimë edhe mësime nuhatëse profesioni.