Rast emergjent

Rast emergjent

Çfarë është një rast emergjent dhe çfarë duhet të bëhet atëherë?

Një rast emergjent është një situatë e rrezikshme për jetën. Në spitalet më të shumta publike ka një stacion për raste emergjente, i cili është i hapur 24 orë. Por ai është i paraparë për raste mjaft të vështira.

 

Nëse një njeri afër jush pëson një rast emergjent (p.sh. një aksident), është tepër e rëndësishme, të jepni ndihmën e parë. Gjatë kësaj duhet të sigurohen funksione të rëndësishme jetike të trupit si vetëdija, frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut. Çfarë duhet të bëhet saktësisht, mund të mësosh në një kurs.

 

Numra për raste emergjente në Zvicër të arritshme 24 orë në ditë

 

  • Policia: 117
  • Zjarrfikëset (zjarr, ujë gaz,): 118
  • Saniteti: 144
  • Numër telefoni i urgjencës (policia, zjarrfikëset, saniteti): 112
  • REGA (helikopteri i shpëtimit): 1414
  • Helmime (centrali i informacioneve toksikologjike): 145
  • Ndihmë telefonike për fëmijë dhe të rinj: 147

Rregulla të sjelljes në rast emergjence

  • Qëndroni të qetë
  • Vlerësoheni situatën
  • Çfarë ka ndodhur?
  • Kush është i prekur?
  • Dalloheni rrezikun
  • Çoni ju veten tuaj, viktimën e aksidentit dhe pjesëtarë të tjerë në siguri.
  • Alarmoni forcat e shpëtimit 144 ose 112
  • Jepni ndihmën e shpejtë

Ndihmë mjekësore e menjëhershme – numër telefoni i urgjencës 144 ose 112

Telefonata juaj do të merret nga një drejtues i kualifikuar i shërbimit. Sipas njoftimit alarmohen menjëherë të gjitha organet e nevojshme për ndihmë (shërbimi i shpëtimit, mjeku i shërbimit, helikopteri i shpëtimit, policia dhe /ose zjarrfikëset) Numrit të telefonit 144 ose 112 mund t’i bihet si nga telefona publikë, rrjeti fiks ashtu edhe nga lidhjet mobile pa pagesë dhe pa prefiks.

 

Informacionet e mëposhtme janë të rëndësishme për centralin e telefonit të urgjencës 

 

  • Emri juaj dhe numri juaj i telefonit për një telefonatë të mundshme.
  • Një përshkrim i shkurtër, çfarë ka ndodhur.
  • Të dhëna të sakta për vendin e emergjencës: Vendi, rruga, numri i shtëpisë.
  • Sa pacientë ka.
  • Gjendja e pacientit: Është ai me vetëdije? Merr frymë pacienti?
  • Kur ka ndodhur ngjarja?

 

Përfundoni bisedën vetëm atëhere, kur drejtuesi i shërbimit ka vërtetuar, se ai merr masat paraprake.