Të qenit i sëmurë

Mjekja e familjes / Mjeku i familjes

Si gjej unë një mjek ose një mjeke?

Një mjek familjeje ose një mjeke familjeje është mjek/e i/e përgjithshëm/përgjithshme dhe merr përsipër trajtimin e parë, nëse ju jeni të sëmurë. Ata janë të kualifikuar për përkujdesjen dhe trajtimin e të gjithë trupit. Një mjek familjeje ju njeh juve mirë nëpërmjet vizitave të rregullta dhe mund t'ju këshillojë juve më përshtatshëm. Prandaj është më mirë, të shkoni gjithmonë tek i njëjti mjek familjeje.

 

Të kesh një mjek familjeje, ka edhe një përparësi: Nëse jeni i sëmurë, ju mund të merrni në telefon në çdo kohë në klinikën e mjekut të familjes dhe po ashtu të përcaktoni thjesht një termin me afat të shkurtër. Tek shumë arka të sigurimit shëndetësor është përveç kësaj primi më i lirë, nëse ju keni një mjek familjeje.

 

Ka rrugë të ndryshme, të gjeni një mjek ose një mjeke: Pyesni në rrethin e shokëve dhe të të njohurve, kërkoni në librin e telefonit ose vështroni ju në internet.