Ndihmë në pleqëri

Ndihmë në pleqëri

Kush më ndihmon mua, nëse unë jam i moshuar dhe nuk mund të jetoj më vetë?

Organizata Spitalexterne Hilfe und Pflege ("Spitex") (Ndihma dhe shërbimi jashtëspitalor) organizon edhe shërbimet e vakteve të freskëta. Persona të moshuar, të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara marrin çdo ditë një drekë të ngrohtë që iu çohet në shtëpi. Cilat organizata "Spitex" janë përgjegjëse për komunën tuaj, cilat shërbime ofrojnë ato dhe si i kontaktoni ju këto, e mësoni tek Lidhja "Spitex" Graubünden (Spitex-Verband Graubünden).

 

Kontakt

  • Spitex Verband Graubünden

    Organizata "Spitex" GraubündenRätusstrasse 227000 Chur081 252 77 22www.spitexgr.ch

Pro Senectute Graubünden

Po ashtu fondacioni Pro Senectute ofron shumë shërbime për njerëz të moshuar. Kështu ata mund të banojnë më gjatë në shtëpi. Pro Senectute do të ruajë dhe të nxitë pavarësinë dhe kualitetin e jetës së bashkëqytetarëve mbi 60. Njerëz të moshuar dhe të afërmit e tyre marrin këshilla të besueshme falas në rast të:

 

  • vështirësive financiare
  • çështjeve ligjore
  • përballimit të krizave të jetës
  • organizimit të kohës së lirë
  • dhe pyetjeve në lidhje me banimin dhe marrëdhëniet

 

Ndoshta nuk mjafton kjo ndihmë dhe ju keni nevojë për mbështetje përgjatë 24 orësh. Atëherë përshtatet ndoshta më mirë për nevojat tuaja një qendër për të moshuar ose një strehë për të moshuar.

 

Në cilën strehë për të moshuar ose për shërbim do të banoni ju, varet nga vendbanimi juaj. Pro Senectute ose mjeku juaj i familjes ju këshillojnë gjatë sqarimeve.

Kontakt

  • Beratungsstelle Pro Senectute Graubünden

    Vendi i këshillimit Pro Senectute GraubündenAlexanderstrasse 27000 Chur081 252 75 83www.gr.pro-senectute.ch