Të jetosh i shëndetshëm

Probleme peshe

Çfarë mund të bëj unë në rast të problemeve me peshën?

Keni ju mbipeshë ose nënpeshë? Atëherë duhet të shqyrtoni së pari zakonet e të ushqyerit dhe stilin tuaj të jetës. Ose pyesni mjekun tuaj të familjes ose mjeken tuaj të familjes për këshillë. Në klinikat mjekësore ose në farmaci ka broshura informacioni për të ushqyerit e shëndetshëm dhe mbipeshën/nënpeshën. Disa spitale kantoni ofrojnë këshilla për të ushqyerit. Pyesni ju, nëse arka e sigurimit shëndetësor i merr përsipër kostot e këtij këshillimi. Krahas të ushqyerit të shëndetshëm është po ashtu e rëndësishme lëvizje e mjaftueshme.

 

Për fëmijë dhe të rinj me mbipeshë ka programe në gjithë Zvicrën. Këto kurse kanë si qëllim një peshë të shëndetshme të trupit.