Pagimi i faturave

Pagimi i faturave

Si mund t'i paguaj unë faturat e mia?

Së bashku me faturat merrni si rregull një fletëpagesë. Kjo ju nevojitet juve, për të paguar faturën. Ajo ka informacione të rëndësishme si emrin e marrësit, llogarinë, shumën e faturës, numrin e referimit etj.

 

Ka disa mundësi, si mund ta paguani faturën tuaj:

 

sportelin e postës jepni fletëpagesën e plotësuar dhe paguani shumën me të holla në dorë ose duke lënë të tërhiqet ajo nga llogaria juaj e postës. Për çdo pagesë ju merrni një dëftesë ose një shënim në «librezën e postës» në ngjyrë të verdhë. Ju mund të plotësoni po ashtu një mandat-pagesë dhe ta dërgoni me postë së bashku me fletëpagesën në bankën tuaj, e cila pastaj zbaton transferimin. Mundësi të tjera janë veprime bankare elektronike "E-Banking"ose përdorimi i një aplikacioni të veprimeve bankare mobile "Mobile Banking " respektivisht aplikacioni PostFinance.

 

Një lehtësim në qarkullimin e pagesave janë metoda e debitimit direkt (LSV) dhe urdhërxhirim periodik. Me këtë ju mund t'i paguani automatikisht faturat që përsëriten, ndoshta për qiranë, telefonin ose arkën e sigurimit shëndetësor. Informohuni ju tek banka juaj ose tek posta.