Kush dëshiron të përdorë shërbimet e një banke ose të Postfinacës, ka nevojë për një llogari. Ka disa lloje llogarish me qëllime të ndryshme përdorimi, norma interesash dhe shpenzime. Shpenzimet ju mund t'i reduktoni midis të tjerash duke kërkuar ndoshta më pak ekstrakte ose duke përdorur veprimet bankare online.
Për të hapur një llogari shkoni në bankën e zgjedhur prej jush ose në postë dhe lini të këshilloheni atje së pari mbi mundësitë. Nëse ju keni vendosur dhe dëshironi të hapni një llogari, duhet të identifikoheni. Sillni prandaj me vete pasaportën e udhëtimit dhe letërnjoftimin e të huajve dhe, nëse është e nevojshme, një ndihmë për të përkthyer.