Buxheti i ekonomisë shtëpiake

Buxheti i ekonomisë shtëpiake

Si e përgatit unë buxhetin e ekonomisë shtëpiake?

Të përgatitësh një buxhet të ekonomisë shtëpiake është vërtet e lidhur me pak punë, por në thelb mjaft thjeshtë. Në parim bëhet fjalë që të ballafaqohen shpenzimet me të ardhurat dhe t'i sjellësh këto në pajtim me njëra-tjetrën.

 

Përgatisni së pari një listë me të gjitha shpenzimet, të cilat krijohen gjatë vitit. Ato shpenzime, të cilat nuk krijohen çdo muaj, i konvertoni përkatësisht në shuma mujore. Në internet gjeni modele buxheti, të cilat i përmbajnë tanimë pozicionet më të rëndësishme dhe lenë që të plotësohen. Pastaj përfshini të gjitha të ardhurat.

 

Shihni pra tani përfundimin nën vijë: nëse buxheti është në baraspeshë dhe bile jep një diferencë pozitive, është çdo gjë në rregull. Ju mund të kurseni çdo muaj të holla dhe të krijoni rezerva.

 

Nëse pas llogaritjes së parë qëndron një minus në buxhet, ju duhet ta shqyrtoni edhe një herë listën dhe të reduktoni shpenzimet. Në rast të shumave të vogla që mungojnë kjo bëhet shpejt. Është minusi në anë të kundërt më i madh, mund të jenë të nevojshme masa si një ndërrim banese ose shitja e makinës. Në shumicën e rasteve kjo nuk bëhet me afat të shkurtër. Këshillohet, ta shqyrtoni disa herë në vit buxhetin e ekonomisë shtëpiake dhe ta përshtatni atje ku është i nevojshëm. Kush dëshiron, mund të këshillohet edhe tek një vend i specializuar. Në internet ka po ashtu modele buxheti dhe makina llogaritëse online.