Ia vlen të informoni miq dhe të njohur mbi kërkimin e vendit tuaj të punës. Kështu ju mësoni ndoshta herët, se do të lirohet një vend pune dhe mund të bëni kërkesë për këtë.
Por shumë vende pune shpallen edhe publikisht. Secili i gjen ato në gazetat ditore, në shumicën e rasteve në shpalljet e vendeve të punës që iu bashkëngjiten atyre periodikisht. Edhe revista të specializuara përmbajnë shpesh njoftime për vende pune. Nëse ju vetë nuk kini abonuar asnjë gazetë të përditshme, shkoni në bibliotekë ose në kafene, ku mund të lexoni gazetat e përditshme ose javore.
Shpallje vendesh pune mund të shihen në qendrat regjionale për ndërmjetësim pune (RAV) dhe gjenden në gazetat ditore, regjionale ose njoftues të qytetit, në «zyrat e përkohshme» si dhe në internet.
Interneti bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm si treg për vende pune. Ndërkohë ka shumë bursa të ndryshme vendesh pune në internet. Këto makina kërkuese interneti për punë janë pjesërisht falas, por pjesërisht ato po ashtu kushtojnë diçka. Në rast të makinave kërkuese të internetit për punë me detyrim pagese, ju, në shumicën e rasteve, mund të depozitoni një porosi kërkimi për një kohë të caktuar. Atëherë ju i merrni ofertat e reja për vende pune përmes e-mailit.
Shumë firma i shpallin vendet e tyre të hapura të punës në faqen e internetit të firmës. Prandaj shihni tek ndërmarrjet direkt në internet ose merrni në telefon atje. Ju mund ta bëni po ashtu këtë edhe nëse nuk ka asnjë vend të shpallur pune, por ju interesoheni për firmën. Ky quhet aplikim me iniciativë ose aplikim spontan. Aplikime serioze dhe të plota kanë shanse të mira. Por nga dokumentet duhet të jetë e dukshme që kërkuesi i vendeve të punës të jetë marrë në mënyrë intensive me ndërmarrjen.