Kërkim për vende pune

Aplikimi

Çfarë duhet të jetë e përmbajtur në një aplikim me shkrim?

Aplikimi me shkrim është kartëvizita juaj personale dhe përfshin si rregull dokumentet e mëposhtme:

 

  • Letër shoqëruese: Ajo shpjegon, pse interesoheni saktësisht për këtë vend pune dhe për çfarë arsye ju jeni një zgjedhje e mirë. Me letrën ju i tregoni po ashtu punëdhënësit që dëshironi të bashkëpunoni në të ardhmen në pikësynimet e firmës. Mos shkruani një letër serie por për çdo aplikim një letër më vete.
  • Jetëshkrimi (CV): Ai iu jep punëdhënësve informacione mbi personin tuaj, rrugët tuaja të formimit profesional dhe të kualifikimeve tuaja të mëtejshme, stacionet e deritanishme profesionale dhe përvojat e përfituara gjatë këtyre, njohuritë tuaja gjuhësore dhe informatike. Ka një numër të madh modelesh, si duhet të formulohet një jetëshkrim dhe çfarë duhet të përmbajë ai. Shihni paraprakisht disa shembuj nga interneti ose nga shokët dhe të njohurit dhe inspirohuni nga ato.
  • Dëftesa dhe vërtetime mësimi profesioni: E rëndësishme është një paraqitje pa boshllëqe dhe e dokumentuar me dëshmi e veprimtarisë profesionale. Bashkëngjisni po ashtu vërtetimin e përfundimit të mësimit të profesionit tuaj të fundit si dhe kualifikime të rëndësishme të mëtejshme. Por kujdes: Mos dërgoni asnjëherë origjinale, por vetëm kopje.