Në të drejtën zvicerane nuk përcaktohet një rrogë minimale. Disa kontrata kolektive pune ose kontrata normale pune parashikojnë megjithatë për disa lloje profesioni rrogë minimale. Lartësia e rrogës bëhet me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrëses ose punëmarrësit gjatë vënies në punë.
Në rast të pengimeve të pafajshme në rendimentin e punës si sëmundje, aksident, shërbim ushtarak etj, ligji urdhëron që punëdhënësi duhet të vazhdojë të paguajë rrogën për një kohë të kufizuar. Sa gjatë ndodh kjo, varet nga kohëzgjatja e kontratës së punës; detyrimi i vazhdimit të rrogës qëndron megjithatë vetëm që nga një kohëzgjatje prej tre muajsh të kontratës.