Diploma të huaja

Diploma të huaja

Si njihen diplomat e huaja?

Jo për çdo profesion është i nevojshëm njohja e një përfundimi të huaj. Nëse profesioni juaj në Zvicër nuk është i përcaktuar me rregullore, ju mund ta ushtroni profesionin tuaj pa njohjen e diplomës suaj të huaj ose dëshmisë. Nëse ju mund të punoni në fushën e profesionit tuaj, kjo është e varur megjithatë nga tregu i punës dhe nga pretendimet e kërkuara të punëdhënësit tuaj të ardhshëm. Shumica e profesioneve në Zvicër nuk janë të përcaktuara me rregullore.

 

Nëse profesioni që keni mësuar ju është i përcaktuar me rregullore në Zvicër, ju keni nevojë për njohjen e diplomës suaj të huaj ose të përfundimit të profesionit nëpërmjet një autoriteti ose institucioni zviceran. Si të përcaktuara me rregullore vlejnë profesionet, ushtrimi i të cilave bëhet i varur nga zotërimi i një diplome ose dëshmie dhe është i përcaktuar me ligj. Njohja e diplomave të huaja Në Zvicër ekzistojnë vende të ndryshme për njohjen e përfundimeve dhe profesioneve të huaja. Në faqet e internetit të Staatssekretariats für Bildung, Forschung und Innovation SBFI (Sekretariati i shtetit për arsim, kërkime shkencore dhe novacion) gjeni një pamje të përgjithshme të autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse.

 

Njohja e diplomave të shkollave të larta

Informacione të mëtejshme mbi njohjen e diplomave të huaja në Zvicër dhe një pamje të përgjithshme të marrëveshjeve ndërkombëtare për përcaktimin e pyetjeve të njohjes ju gjeni në faqet e internetit të Konferencës së rektorëve të universiteteve zvicerane swissuniversities.ch. Diploma maturash të huaja nuk njihen në shkallë federale. Për lejimin në një studim drejtohuni direkt në shkollat e larta.