Kualifikimi profesional

Kualifikimi profesional

Kualifikimi profesional

Nëse ju kini grumbulluar shumë përvojë në botën e punës, por nuk keni ende një kualifikim profesional, atëherë ju mund të përfitoni një përfundim profesional nëpërmjet një të ashtuquajturi vlerësim të arritjeve të formimit. Ose ju mund të kryeni më vonë një kualifikim profesional nëpërmjet rrugës së 2-të të formimit.

 

Vlerësimi i arritjeve të formimit do të thotë që ju t'i dokumentoni dijet tuaja të deritanishme dhe përvojën tuaj në një fushë pune të caktuar dhe të lini të provohen këto. Ju duhet të keni mbledhur të paktën për pesë vjet përvojë në botën e punës në këtë fushë pune. Ju mundni pra të lini të miratohet kjo përvojë dhe kështu të merrni një kualifikim të njohur konfederativ. Gjatë kësaj ju identifikoni, analizoni dhe dokumentoni dijet tuaja profesionale në një dosje. Eksperte dhe ekspertë të profesionit e vlerësojnë këtë dosje. Nëse kompetencat iu mjaftojnë kërkesave të përfundimit të dëshiruar të profesionit, merrni ju dëshminë. Nëse ekzistojnë ende boshllëqe, ju mund t'i mbushni këto me arsimim shtesë.

Mësim profesioni nëpërmjet rrugës së 2-të të formimit

Një person i rritur mund të kryejë po ashtu më vonë një mësim profesioni nëpërmjet rrugës së dytë të formimit. Edhe këtu ju duhet të sillni me vete të paktën pesë vjet përvojë në botën e punës në një fushë të caktuar profesioni. Ju duhet pra megjithatë të mësoni edhe njohuritë e dijenive të profesionit dhe ato të formimit të përgjithshëm të profesionit që mësohet, për shembull në shkollat profesionale përkatëse. Për mësime profesioni të përhapura shumë, si ndoshta mësimi profesional tregtar, ka klasa speciale për të rritur. Meqë ra fjala: Çdo vit japin në Zvicër, pas parapërgatitjes së përshtatshme, mbi një mijë persona të rritur një provim profesioni të njohur konfederativ.