Nëse ju kini grumbulluar shumë përvojë në botën e punës, por nuk keni ende një kualifikim profesional, atëherë ju mund të përfitoni një përfundim profesional nëpërmjet një të ashtuquajturi vlerësim të arritjeve të formimit. Ose ju mund të kryeni më vonë një kualifikim profesional nëpërmjet rrugës së 2-të të formimit.
Vlerësimi i arritjeve të formimit do të thotë që ju t'i dokumentoni dijet tuaja të deritanishme dhe përvojën tuaj në një fushë pune të caktuar dhe të lini të provohen këto. Ju duhet të keni mbledhur të paktën për pesë vjet përvojë në botën e punës në këtë fushë pune. Ju mundni pra të lini të miratohet kjo përvojë dhe kështu të merrni një kualifikim të njohur konfederativ. Gjatë kësaj ju identifikoni, analizoni dhe dokumentoni dijet tuaja profesionale në një dosje. Eksperte dhe ekspertë të profesionit e vlerësojnë këtë dosje. Nëse kompetencat iu mjaftojnë kërkesave të përfundimit të dëshiruar të profesionit, merrni ju dëshminë. Nëse ekzistojnë ende boshllëqe, ju mund t'i mbushni këto me arsimim shtesë.