Shpallje për banesa ju gjeni në njoftues të regjionit tuaj, në gazetat ditore dhe në internet. Banesa të leverdishme ju gjeni nganjëherë gjithashtu në shpalljet e klientëve në muret e afisheve në dyqanet e mëdha për blerje, si për shembull
Migros dhe Coop.
Në rast të interesimit për një banesë ju duhet, si rregull, të plotësoni një formular si dhe t’i dorëzoni të zotit të shtëpisë
ose administratorit të pasurisë së paluajtshme dokumente, si për shembull një ekstrakt nga regjistri i përmbarimeve si dhe një lejë qëndrimi.
E rëndësishme:
- Në shpallje për banesa dikush bën kërkesë, qiradhënësi zgjedh qiramarrësin.
- Të merren parasysh kushtet e kontratës, si për shembull afatet e prishjes së kontratës.
- Në shtëpitë me qira ka rregullore për shtëpinë, të cilat rregullojnë jetën e përbashkët (për shembull qetësinë e natës ose përdorimin i makinës larëse).
- Çdo shtëpi me qira ka një përkujdestare ose një përkujdestar shtëpie e cila/i cili kujdeset për zbatimin e rregullit shtëpiak si dhe të pastërtisë rreth ndërtesës.