Kostot e qirasë

Kostot e qirasë

Cilat kosto i përkasin qirasë?

Së pari banesa koston qiranë mujore për të cilën u ra dakord në kontratën e qirasë. Këtu vijnë edhe kostot shtesë si dhe shpenzimet për rrymën elektrike ose gazin, lidhjet telefonike, lidhjet e internetit ose televizorin kabllor.

 

Nën kostot shtesë mund të bien edhe shpenzimet për ngrohjen, për ujin, mirëmbajtësin e shtëpisë, mirëmbajtjen e kopshtit, ujërat e zeza dhe taksat e mbeturinave dhe të tjera më shumë. Kostot shtesë duhet të përmenden gjithmonë në kontratën e qirasë dhe të jenë përshkruar saktësisht. Ndryshe ato nuk janë të lejuara. Kostot shtesë shpërndahen proporcionalisht mbi qiramarrëset dhe qiramarrësit. Ka po ashtu kosto shtesë, të cilat nuk duhet t'iu ngarkohen qiramarrësve.

 

Një pjesë e kostove shtesë ju i paguani si rregull çdo muaj së bashku me qiranë. Kjo quhet parapagim. Të paktën një herë në vit ju merrni një llogaritje përfundimtare. Nëse parapagimet janë më të ulëta se llogaria përfundimtare, ju duhet të paguani më pas shumën e mbetur. Nëse kostot janë nën këtë, juve do t'ju kthehet shuma e paguar më tepër. Kontrolloni ju llogaritjen përfundimtare saktësisht, kjo mund t'ia vlejë.

 

Çfarë është një depozitë e qirasë?

Depozita e qirasë, e quajtur edhe kaucion, i shërben qiradhënësit si siguri; ndoshta për qiranë e papaguar, llogaritje të hapura për kostot shtesë ose në rast të dëmeve në banesë, për të cilat duhet të paguani ju. Depozita është maksimalisht tre qira mujore. Ajo duhet të paguhet nga qiramarrësi në një llogari të veçantë banke (konto depoje ose kaucioni); kjo llogari është në emrin e qiramarrësit. Si rregull do t'ju kthehet juve depoja së bashku me interesin menjëherë pas daljes jashtë nga banesa. Do të zbriten sidoqoftë qiratë e hapura dhe dëmet në banesë.

 

Ekziston po ashtu mundësia, të lidhet një kontratë garancie për depozitën e sigurisë së qirasë tek një shoqëri sigurimesh. Depoja do të vendoset pastaj nëpërmjet shoqërisë së sigurimit. Për këtë shërbim duhet të paguhen kontribute vjetore. Përparësia: Të hollat tuaja nuk janë të bllokuara në llogarinë e depos dhe ju mund të dispononi lirshëm mbi këtë. E meta: Ju paguani çdo vit kosto prej disa qindra franga. Më e leverdishme është t'i siguroni vetë të hollat në depo.