Së pari banesa koston qiranë mujore për të cilën u ra dakord në kontratën e qirasë. Këtu vijnë edhe kostot shtesë si dhe shpenzimet për rrymën elektrike ose gazin, lidhjet telefonike, lidhjet e internetit ose televizorin kabllor.
Nën kostot shtesë mund të bien edhe shpenzimet për ngrohjen, për ujin, mirëmbajtësin e shtëpisë, mirëmbajtjen e kopshtit, ujërat e zeza dhe taksat e mbeturinave dhe të tjera më shumë. Kostot shtesë duhet të përmenden gjithmonë në kontratën e qirasë dhe të jenë përshkruar saktësisht. Ndryshe ato nuk janë të lejuara. Kostot shtesë shpërndahen proporcionalisht mbi qiramarrëset dhe qiramarrësit. Ka po ashtu kosto shtesë, të cilat nuk duhet t'iu ngarkohen qiramarrësve.
Një pjesë e kostove shtesë ju i paguani si rregull çdo muaj së bashku me qiranë. Kjo quhet parapagim. Të paktën një herë në vit ju merrni një llogaritje përfundimtare. Nëse parapagimet janë më të ulëta se llogaria përfundimtare, ju duhet të paguani më pas shumën e mbetur. Nëse kostot janë nën këtë, juve do t'ju kthehet shuma e paguar më tepër. Kontrolloni ju llogaritjen përfundimtare saktësisht, kjo mund t'ia vlejë.