Rregullorja e shtëpisë

Rregullorja e shtëpisë

Çfarë duhet të marr unë parasysh në mënyrë të veçantë si qiramarrëse dhe qiramarrës?

Për një bashkëjetesë të mirë, paqësore në një shtëpi për shumë familje është e rëndësishme, që banoret dhe banorët të tregojnë kujdes për njëri-tjetrin. Kjo ka nevojë për disa rregulla, të cilat duhet t'i zbatojnë të gjithë. Këto janë përshkruar hollësisht në rregulloren e shtëpisë. Më poshtë disa pika të rëndësishme:

 

  • Qetësia e natës: Ajo zgjat normalisht nga ora 22 deri në orën 7, qetësia e drekës nga orën 12 deri në orën 13. Në këtë kohë duhet që aparatet muzikore dhe TV të vendosen në volumin e dhomës dhe të mos ushtrohet asnjë veprimtari e zhurmshme. Edhe në ditët e diela dhe ato të festave duhet të shmanget zhurma. Kush fton miq për një festë, ua paralajmëron këtë më së miri fqinjëve më përpara.
  • Vende/hapësira të përdoruara së bashku: Hyrja e shtëpisë, hapësira e shkallëve, vendet e parkimit, kuzhina e larjes etj. iu qëndrojnë në dispozicion të gjithë qiramarrëseve dhe qiramarrësve. Mos i bllokoni ju këto vende dhe hapësira me sende vetjake dhe kujdesuni për pastërti.
  • Kuzhina e larjes: Merrni parasysh saktësisht rregullat për përdorimin e kuzhinës së larjes dhe kujdesuni gjithmonë pas larjes për pastërti. Ju mënjanoni kështu grindjet me qiramarrëset dhe qiramarrësit e tjerë dhe kontribuoni për një atmosferë të mirë në shtëpi.
  • Pirja e duhanit: Në shumë shtëpi nuk lejohet pirja e duhanit në hapësirën e shkallës, në hapësirat e përdorura së bashku ose në ashensor. Ka edhe banesa, të cilat jepen me qira vetëm në jo duhanpirësat.
  • Pyetje: Nëse keni pyetje, drejtojuni ju më së miri mirëmbajtësit të shtëpisë, administratës ose qiradhënësit.