Këshillime

Këshillime

Ku mund të këshillohem?

Në Zvicër ka disa organizata, të cilat merren me punët e strehimit. Një nga këto është Shoqata e qiramarrëseve dhe qiramarrësve. Ajo angazhohet për interesat dhe të drejtat e qiramarrëseve dhe qiramarrësve, këshillon anëtarët e saj dhe mundëson për ata edhe shërbime të tjera.

 

Edhe autoritetet e pajtimit ju informojnë juve në të gjitha pyetjet përreth qirasë, ndoshta në rast të prishjes së kontratës, rritjes së qirasë ose rikthimit të depos. Përveç kësaj ato ndërmjetësojnë në raste mosmarrëveshjesh ndërmjet qiramarrësit dhe qiradhënësit. Këshillimet dhe bisedimet janë falas. Në terminin e këshillimit duhet të sillen me vete të gjitha dokumentet, para së gjithash natyrisht kontrata e qirasë.

 

Në kantonin Graubünden autoritetet e pajtimit janë seksionet e ndërmjetësimit. Adresat e kontaktit ju i gjeni në faqen e internetit „Justiz Graubünden“ (Drejtësia Graubünden).

 

Kontakt

  • Mieterinnen- und Mieterverband Graubünden

    Shoqata e qiramarrëseve dhe qiramarrësve GraubündenPostfach 3617004 Chur081 534 05 95www.mieterverband.ch