Mbeturinat

Mbeturinat

Mbeturinat

Parimisht është heqja e mbeturinave me detyrim pagese. Tek komuna e banimit ju merrni informacione të sakta, çfarë, kur, ku hiqen mbeturinat.

 

Ndarja e mbeturinave

Mbrojtëse për mjedisin dhe kursyese ndaj shpenzime është heqja e ndarë e mbeturinave.

 

Nga mbeturinat e ekonomisë shtëpiake ndahen:

 

  • xham dhe konserva
  • letër dhe karton
  • komposto dhe pemë të krishtlindjeve
  • mbeturina kaba (për shembull mobilie, tapete) dhe hekur
  • bateri dhe aparate elektrike
  • medikamente
  • vajra dhe substanca helmuese si bojëra, llake, zhivë, etj.
  • veshje, të cilat mund të mbahen ende

 

Xham, alumin, PET etj mund të jepen pa pagesë në vende grumbullimi me kontejna ose në oborret për mbeturinat. Oborret për mbeturina pranojnë gjithashtu, pjesërisht kundrejt pagese, mbeturina kaba, letër, karton dhe mbeturina të veçanta. Bateritë dhe aparatet elektrike merren mbrapa prej shumë dyqanesh pa pagesë.