Qarkullimi publik

Qarkullimi publik

Cilat oferta të leverdishme ka në qarkullimin publik?

SBB dhe RhB ofrojnë abonime të ndryshme, të cilat e ulin çmimin e përdorimit të mjeteve publike të qarkullimit (për shembull gjysmë taksa, abonimi gjeneral, abonimi mujor, platforma 7, karta për të rinjtë). Fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç udhëtojnë në shoqërim falas.

 

Komunës i qëndron në dispozicion një sasi e caktuar biletash ditore të favorizuara në çmim për qarkullimin publik. Me këtë mund të udhëtosh gjatë gjithë ditës në gjithë Zvicrën në të gjitha rrjetet publike. Këto bileta ditore janë shumë të lakmuara. Njoftohuni ju prandaj herët tanimë tek komuna, nëse ju dëshironi të përdorni në një ditë të caktuar një biletë të tillë.