Të udhëtohet me biçikletë

Të udhëtohet me biçikletë

Çfarë duhet të marr unë parasysh, nëse jam duke udhëtuar me biçikletë?

Për të udhëtuar me biçikletë në qarkullimin rrugor nuk është vërtet i nevojshëm asnjë provim dhe asnjë dëshmi speciale. Megjithatë vlejnë rregullat e qarkullimit, mbi të cilat po ashtu drejtueset e biçikletave dhe drejtuesit e biçikletave duhet të kenë dijeni.

 

Siguria në qarkullimin rrugor është po ashtu një temë e rëndësishme për drejtueset e biçikletave dhe drejtuesit e biçikletave. Kujdesuni që biçikleta juaj të ndodhet gjithmonë në një gjendje të mirë udhëtimi, frenat, fenerët dhe dritat e prapme të përshtatura mirë, gomat të fryra mjaft etj. Përdorni gjithmonë kur është e mundur një helmetë biçiklete, e cila e mbron kokën tuaj në rast të një rrëzimi.

 

Në Zvicër biçikleta është një mjet i pëlqyer për lëvizjen në jetën e përditshme. E arsyeshme është lidhja e një sigurimi për përgjegjësi ligjore, me qëllim që ju në rast dëmesh, të cilat ju shkaktoni si drejtuese biçiklete respektivisht drejtues biçiklete, të jeni të siguruar.