Për të mundur të regjistroheni në një provim patente, janë të nevojshme disa kushte paraprake.
- Ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç.
- Ju duhet të keni vizituar një kurs ndihme për raste emergjent të njohur nga shteti (kurs mbi masa të menjëhershme shpëtimi jete) dhe të keni kaluar një testim shikimi tek një specialist i autorizuar syzesh.
- Ju duhet të kryeni një kurs mbi njohuritë e qarkullimit tek një mësues shoferi me të drejtën për këtë.
- Ju duhet të keni kaluar një provim teorie me shkrim, në të cilin ju jepni informacion mbi rregullat e qarkullimit.
Pas kalimit të provimit ju merrni patentën me provë. Koha e provës zgjat tre vjet. Brenda kësaj kohe prove ju duhet të vizitoni dy ditë formimi të mëtejshëm tek një ofrues i njohur kursesh. Patenta e pakufizuar e shoferit lëshohet me kërkesë vetëm pas kalimit të kohës së provës dhe pas vizitës së formimit dyditor të mëtejshëm të detyruar. Për persona, të cilët kanë përfituar patentën e shoferit të kategorisë A (automjete me motor) ose B (vetura) para 1 dhjetori 2005 jashtë shtetit vlejnë rregulla të tjera.
Informohuni tek zyra e qarkullimit rrugor ose lini të këshilloheni nga autoshkolla ose nga mësuesi juaj i shoferit ose mësuesja juaj e shoferit.