Patenta zvicerane e shoferit

Patenta zvicerane e shoferit

Si marr unë një patentë zvicerane shoferi?

Nëse ju vini nga një vend, i cili ka lidhur me Zvicrën një marrëveshje për njohjen e patentave, duhet që të dorëzoni vetëm dokumentet e nevojshme; atëherë ju merrni një patentë zvicerane. Si funksionon kjo në kantonin e banimit tuaj, e mësoni tek zyra e qarkullimit rrugor ose në internet.

 

Nëse ju vini nga një vend, i cili nuk ka lidhur me Zvicrën asnjë marrëveshje për njohjen e patentave, duhet që të kaloni me sukses të paktën një udhëtim kontrolli ose të kryeni edhe një herë një provim patente. Ja vlen, që për parapërgatitjen të merrni disa orë udhëtimi tek një mësuese shoferi ose mësues shoferi.

 

Për një leje qarkullimi si nxënës keni nevojë, nëse ju doni së pari të mësoni të drejtoni automjete me motor. Kjo lëshohet nga zyra e qarkullimit rrugor e kantonit të vendbanimit, derisa ju e keni kaluar provimin e teorisë. Shoferi nxënës ose shoferja nxënëse duhet të shoqërohet nga një person, i cili e ka mbushur moshën 23 vjeç dhe zotëron të paktën që pre tre vjetësh një patentë shoferi të kategorisë së përshtatshme të automjetit dhe patentën e shoferit nuk e ka më me provë.

 

Kontakt

Kontakt

  • Strassenverkehrsamt des Kantons Graubünden

    Zyra e qarkullimit rrugor e kantonit GraubündenRingstrasse 27001 Chur081 257 80 00www.stva.gr.ch