Zvicra

Zvicra

Pse Zvicra quhet një ishull?

Zvicra ndodhet në zemrën e Evropës perëndimore. Nganjëherë ajo po ashtu quhet një ishull. Me këtë nënkuptohet një ishull në mes të Bashkimit Evropian (BE). Sepse ajo vetë nuk është një anëtare e BE-së, por pothuajse të gjithë fqinjët e saj janë: Gjermania, Franca, Italia, dhe Austria. Në Zvicër takohen tre hapësira të mëdha gjuhësore evropiane me njëra-tjetrën: gjuha gjermane, franceze dhe italiane.

 

Nëpërmjet pozicionit të saj qendror në Evropën perëndimore Zvicra luan një rol vendimtar gjatë qarkullimit rrugor dhe hekurudhor. Një nga lidhjet më kryesore ndërmjet veriut dhe jugut kalon mbi dhe nëpërmjet alpeve zvicerane: Gotthard-i.

 

Me një sipërfaqe prej rreth 41’300 km2 Zvicra bën pjesë në shtetet e vogla të Evropës. Ajo është e ngjashme në një farë mase me Danimarkën dhe sa gjysma e Austrisë. Në Zvicër jetojnë mbi 8.5 milion njerëz. Mbi 60 përqind e njerëzve në Zvicër janë ndërmjet moshës 20 dhe 64 vjeç. (Burimi: Enti Federal për Statistikat, gjendja në vitin 2018).