Që prej vitit 1981 barazia e burrit dhe e gruas është e sanksionuar në kushtetutën zvicerane. Në vitin 1988 u instalua një Zyrë konfederative për barazinë e gruas dhe burrit. Që prej viti 1996 ka hyrë në fuqi ligji për barazinë, i cili ndalon në veçanti çdo formë të diskriminimit në fushën e punësimit. Ndalimi i diskriminimit vlen për të gjitha fushat e jetës së punës: vënien në punë, rrogën, ngritjen në përgjegjësi, formimin e mëtejshëm ose prishjen e kontratës. Diskriminimi për shkak të gjendjes familjare, të situatës familjare ose të një shtatzënie janë gjithashtu të ndaluara.
Barazia duhet të kalojë mbi barazinë thjeshtë ligjore të shanseve dhe po ashtu të marrë parasysh aspektet kulturore dhe shoqërore të pabarazisë. Nocioni qëndron përveç kësaj për një ekuilibër të caktuar të shpërndarjes së detyrave ndërmjet të dy gjinive. Ligji për barazinë iu mundëson grave dhe burrave të mbrohen kundër diskriminimeve direkte dhe indirekte, në familje, në jetën e punës ose në rast të ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
Po ashtu, që prej vitit 1988, e drejta zvicerane e martesës është ndërtuar sipas parimit të barazisë së gruas dhe burrit. Sipas ligjit ai bashkëshort, i cili siguron ekonominë shtëpiake, kujdeset për fëmijët ose e ndihmon tjetrin në profesion ose në biznes, ka pretendim për «një kontribut të përshtatshëm në dispozicion të lirë» nga të ardhurat ose pasuria e bashkëshortit tjetër.