Politika

Të drejtat e vendimmarrjes

Cilat të drejta politike vendimmarrjeje kanë të huajt?

Instrumentet më të shumta të bashkëvendosjes politike në Zvicër kërkojnë të drejtën e qytetarit; ato pra iu rezervohen zviceraneve dhe zviceranëve. Por disa kantone kanë futur tanimë të drejtën e zgjedhjes dhe votës për të huajat dhe të huajt në nivelin e komunave dhe të kantoneve. Komuna të këtyre kantoneve kanë pra kompetencën, t'ia lejojnë këto të drejta popullsisë së tyre të huaj banuese ose po ashtu jo.

 

Në kantonet Neuenberg dhe Jura njihen të drejta të tilla në nivelin komunal dhe kantonal, në kantonet Freiburg, Genf dhe Waadt në nivelin komunal. Edhe komunat dhe kantonet Appenzell Ausserrhoden, Basel-Stadt dhe Graubünden mund ta futin të drejtën e votës të të huajve për çështjet komunale. (Gjendja 2018)

 

Në disa komuna të kantonit Graubünden ekziston një e drejtë vote në nivel komune. Informohuni pranë komunës suaj të banimit për këtë.

 

Ka mundësi të mëtejshme për të huajat dhe për të huajt, të angazhohen politikisht. Kështu ata kanë të drejtën, të iniciojnë ose të nënshkruajnë peticione. E drejta e votës për të huaj njihet përveç kësaj në një pjesë të madhe të komuniteteve kishtare të së drejtës publike të Zvicrës. Pothuajse kudo ekziston dhe mundësia, të angazhohet në komisione, shoqëri interesash dhe shoqata. Me anë të kësaj lihet të bëhet mjaft në nivel lokal, pra për shembull, në lagje ose në komunë.