Qytetaret dhe qytetarët kanë në Zvicër një sërë mundësish, ta marrin pjesë aktive në zhvillimin e politikës. Kjo iu përket të gjithë personave, të cilët janë të paktën në moshën 18 vjeç dhe që zotërojnë të drejtën e qytetarit zviceran. Të drejtat më të rëndësishme të qytetarëve shpjegohen shkurt më poshtë.
- E drejta e zgjedhjes: Çdo katër vjet qytetaret dhe qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre të popullit në parlamentet. Ata caktojnë po ashtu ekzekutivet e kantoneve dhe të komunave. Qeveria e shtetit nga ana tjetër nuk zgjidhet nëpërmjet popullit, por caktohet nga parlamenti kombëtar.
- E drejta e votës: Në rast të referendumeve, personat me të drejtën e votës vendosin disa herë në vit mbi çështje ose ligje - në nivel lokal, kantonal ose federal. Në komuna më të vogla përveç kësaj njihet kuvendi komunal: Qytetaret dhe qytetarët grumbullohen në vend, diskutojnë mbi çështje lokale dhe vendosin për këto.
- E drejta e iniciativës dhe referendumit: Me anë të një iniciative qytetaret dhe qytetarët kanë mundësinë të kërkojnë ndryshime në kushtetutë. Ata mund të ndikojnë me një referendum që edhe vendimet e parlamentit t'i paraqiten më pas popullit për vendim përfundimtar. Me qëllim që një iniciativë ose një referendum të jetë i mundshëm, ka nevojë megjithatë për një numër të caktuar të personave me të drejtën e votës, të cilët brenda një afati të përcaktuar e kërkojnë kështu këtë me nënshkrimet e tyre. Fjalën e fundit gjatë referendumit e ka pastaj populli.
- E drejta e peticionit: Ajo ju lejon të gjithë personave - pra edhe migranteve dhe migrantëve - të drejtojnë tek autoritetet lutje, sugjerime dhe ankesa të formuluara me shkrim. Këto nuk janë pikërisht të detyruara, të ndërmarrin diçka për shkak të një peticioni. Por autoritetet duhet t’i marrin të paktën në dijeni çështjet.