Marrja e shtetësisë

Marrja e shtetësisë

Ku gjej unë informacione për marrjen e shtetësisë?

Për të huajat dhe të huajt në Zvicër është e mundur të përfitojnë të drejtën e qytetarit zviceran. Kjo megjithatë nuk ndodh automatikisht dhe kërkon përmbushjen e kushteve të ndryshme paraprake nga ana e federatës, kantonit si dhe komuna e banimit.

 

procedurën e rregullt të marrjes së shtetësisë janë të përfshira komuna, kantoni dhe federata, kjo do të thotë, procedura e marrjes së shtetësisë është me tre shkallë. Cilat kushte paraprake vlejnë dhe si zhvillohet procedura, ju e mësoni në komunën tuaj të banimit ose tek Seksioni për migracion dhe të drejtën civile Graubünden. Kërkesa me dokumentet e nevojshme duhet të paraqitet tek Amt für Migration und Zivilrecht (Seksioni për migracion dhe të drejtën civile).

 

Në Zvicër njihet përveç kësaj marrja e lehtësuar e shtetësisë. Kjo vlen nën kushte të caktuara paraprake për partnerë të huaj të zviceraneve dhe zviceranëve si dhe për fëmijët e një prindi zviceran, të cilët nuk e zotërojnë ende të drejtën e qytetarit. Për këtë është përgjegjëse vetëm federata. Prandaj kërkesa duhet të shtrohet direkt tek Staatssekretariat für Migration (Sekretariati i Shtetit për Migracion).