Dëshmi gjuhësore

Dëshmi gjuhësore

Dëshmi gjuhësore

Integrimi merr një vlerësim më të madh si në Ligjin e ri për të huaj dhe integrim (AIG) ashtu edhe në legjislacionin e ri konfederativ të të drejtës së nënshtetësisë (BüG; BüV) . Në kriteret e integrimit bëjnë pjesë edhe kompetencat e gjuhës. Për disa procedura policore miratimi për të huajt si dhe për marrjen e shtetësisë këto duhet të dëshmohen me një certifikatë zyrtare gjuhe. Cilat pretendime vlejnë dhe si duhet të sillet dëshmia e gjuhës, ju e mësoni tek Seksioni për migracion dhe të drejtën civile Graubünden.

Dëshmia gjuhësore fide

Me dëshminë gjuhësore fide secili mund të dëshmojë kompetencën gjuhësore me gojë dhe me shkrim në nivelin A1 - B1 në gjuhët zvicerane të vendit gjermanisht, frëngjisht dhe italisht.

 

Në të gjithë regjionet e Zvicrës ka institucione të akredituara dëshmie, të cilat e kryejnë disa herë në vit dëshminë e gjuhës fide

 

Si e përfitoj unë pasaportën e gjuhës fide?

Pas kryerjes së dëshmisë së gjuhës fide ju merrni pasaportën e gjuhës. Në këtë qëndrojnë të ndara kompetencat tuaja gjuhësore me gojë dhe me shkrim.

 

Nëse ju dispononi tanimë një certifikatë të njohur gjuhe, mund ta paraqitni këtë në kancelarinë e fide. Kundrejt një takse do t’ju dorëzohet juve një pasaportë gjuhe.

 

Kush disponon kompetencën e gjuhës në nivelin B1 dhe më lart dhe mund ta vërtetojë këtë, ka mundësinë të përfitojë një pasaportë gjuhë nëpërmjet dosjes së vlefshmërisë.

 

Hollësira për këtë ju mësoni në portalin e uebit fide.