Integrimi është një proces dinamik, individual dhe shoqëror, i cili mbështetet në reciprocitetin e detyrave dhe të të drejtave dhe ka për qëllim të mundësojë pjesëmarrjen në jetën ekonomike dhe shoqërore për të gjitha grupet e popullsisë. Nxitja e integrimit i përmbahet principit «nxit dhe kërko» dhe mbështet në veçanti mësimin e gjuhës, përparimin profesional dhe participimin social.
Vendi i specializuar për integrimin drejton dhe koordinon nxitjen specifike për integrim në nivel kantonal dhe komunal. Ai nxit dhe mbështet projekte për integrimin gjuhësor dhe social dhe siguron ndërmjetësimin e informacioneve në fushën e integrimit.