Për të nxitur integrimin gjuhësor të personave që kanë gjuhë amtare të tjera, të cilët kanë imigruar në Zvicër federata ka bërë publik sistemin fide të të mësuarit të gjuhës. Ky është përshtatur me jetën e përditshme zvicerane dhe orientohet në nevojat e komunikimit të të ardhurve. Oferta kursi gjuhe, të cilat përputhen me pretendimet e konceptit kualitativ të fide, dallohen me një etiketë përkatëse. Ka edhe module tematike kursi gjuhe, të cilët orientohen në parimet fide.
Hollësira për sistemin fide të mësimit të gjuhës dhe për ofertat përkatëse të kurseve në Graubünden merrni në qendrat kantonale të informacionit për integrim.
Informacione për dëshmitë gjuhësore fide dhe për pasaportën e gjuhës gjeni në rubrikën dëshmi gjuhësore.