Sigurimi ndaj aksidenteve

Sigurimi ndaj aksidenteve

Sigurimi ndaj aksidenteve

Sigurimi ndaj aksidenteve merr përsipër kostot për trajtimin mjekësor pas një aksidenti. Përveç kësaj ai paguan një pagesë ditore (zëvendësim rroge) respektivisht përfitime pensionale në rast të paaftësisë së vazhdueshme për veprimtari pune dhe në rast vdekjeje.

 

Të gjithë punëmarrëset dhe punëmarrësit e zënë me punë në Zvicër janë të siguruar ndaj aksidentit.

 

  • Ju punoni tetë ose më tepër orë në javë tek një punëdhënës, atëherë jeni të siguruar ndaj aksidenteve në punë dhe kundër të ashtuquajturave aksidente jo në punë (aksidente rrugës për në punë dhe në kohën e lirë).
  • Ju punoni më pak se tetë orë në javë tek një punëdhënës, atëherë jeni të siguruar vetëm ndaj aksidenteve në punë dhe ndaj aksidente rrugës për në punë. Për aksidente në kohën e lirë (për shembull në ekonominë shtëpiake) duhet të lidhni një sigurim ndaj aksidenteve tek arka e sigurimit shëndetësor.
  • Të papunë, të cilët kanë të drejtë për kompensim nga sigurimi i të papunëve, janë të siguruar detyrimisht.

 

Të pasiguruar janë persona pa veprimtari pune, për shembull gra shtëpiake dhe burra shtëpiakë, fëmijë, studentë, pensioniste dhe pensioniste ose të papunë pa asistencë. Këta persona duhet të lidhin detyrimisht një sigurim ndaj aksidenteve tek arka e sigurimit shëndetësor.

 

Kështu veproni në rast të një aksidenti: Ia njoftoni aksidentet gjithmonë menjëherë punëdhënësit tuaj ose arkës së sigurimit shëndetësor. Formularin për këtë e merrni tek punëdhënësi ose tek arka juaj e sigurimit shëndetësor.